Binguila nuk garanton rikuperimin, Tirana nis negociatat për “divorcin” me kongolezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 19:25

Binguila nuk garanton rikuperimin, Tirana nis negociatat për “divorcin” me kongolezin

Tirana ndan mendjen për Hardi Binguilën. Edhe pse është një lojtar i perspektivës, dëmtimi i stërzgjatur dhe fakti që i duhen të paktën edhe 2-3 muaj për rikuperim të plotë, ka detyruar drejtuesit që të mendojnë “divorcin” e parakohshëm me të. Dhe, nga sa mësohet, që prej ditës së djeshme në klub kanë filluar negociatat me kongolezin për të zgjidhur kontratën me konsensus.

binguila

Tirana do që të bëjë çdo manovër konform rregullave, për të evituar kësisoj edhe penalitetet e mundshme. Futbollisti as dje nuk ka mundur që të stërvitet me grupin. Pasi ka kryer disa xhiro vrap rreth fushës dhe disa ushtime, ai është zhvendosur në ambientet e brendshme për të vijuar terapinë riaftësuese. Erdhi me bujë të madhe në merkaton e verës, madje u cilësua si pasardhësi i Merveil Ndokyt, por në fushë ende nuk e ka parë askush, madje as vetë Ze Maria.

Debutoi në Pogradec, ku luajti vetëm 20 minuta si zëvendësues dhe e nisi si titullar me Besën (për ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës), por rezistoi vetëm 32 minuta pasi pësoi tërheqje. Të dhënat kurrsesi nuk i mungojnë dhe, jo më kot, ka qenë pjesë e Okserit në Franë. Madje, klubi e vlerësoi duke i dhënë numrin “10”, fanellë që e ka mbajtur një emër i madh si Devi Muka. Por kjo uniformë mbetet ende në hije, edhe pse janë zhvilluar plot 10 javë kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"