“Bingo” në merkato, klubi shqiptar shet sulmuesin për 1 milionë dollarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 23:57

“Bingo” në merkato, klubi shqiptar shet sulmuesin për 1 milionë dollarë

Klubi shqiptar i Shkupit, që militon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ka bërë “bingo” në merkato.

Shkupi

Skuadra bardheblu ka shitur për afro 1 milionë dollar te skuadra bjelloruse e Shakhtjor Soligorsk, sulmuesin kryesor Dembo Darboe . Një rol të rëndësishëm, në këtë transferim ka luajtur edhe menaxheri shqiptar Florin Biba.

Sulmuesi 22-vjeçar është bashkuar sot me skuadrën e re, teksa ka mbushur arkat e klubit shqiptar të Shkupit. Një hap mjaft cilësor ky në karrierën e Dembos, i cili do të përfitojë një rrogë të majme te skuadra bjelloruse.

Sulmuesi Dabur

22-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i momentit në elitën e kampionatit maqedonas së futbollit, teksa në 18 ndeshje arriti të realizonte plot 16 gola, duke kryesuar i vetëm, i ndjekur nga Ibraimi i Shkëndijës me 14 gola.

Dembo

Klubi vendosi ta zëvendësonte Dembon me sulmuesin e Vardarit, Cvetanoski, i cili “refuzoi” Tiranën duke zgjedhur Shkupin. Kujtojmë që disa javë më parë të Shahtjor Soligors u transferuar edhe Valon Ahmedi nga radhët e Shkëndijës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"