Bindi Pakultin, mesfushori i ardhur nga Gjermania prezantohet zyrtarisht tek Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2018 | 17:58

Bindi Pakultin, mesfushori i ardhur nga Gjermania prezantohet zyrtarisht tek Kukësi

Lavdrim Edipi, ishte në provë tek Kukësi. Mesfushori që aktivizohej në ligën e katërt në Gjermani, kishte ardhur tek verilindorët ditët e fundit të merkatos, dhe u vëzhgua nga trajneri Pakult, nëse do ia vlente të ishte pjesë e grupit.

lavdrim edipi kukesi

Dhe, ditën e sotme Kukësi e zyrtarizoi si përforcimin më të ri në merkato. 23-vjeçari u prezantua nga menaxheri Naim Halili, si dhe nga drejtori sportiv Nderim Nexhipi.

lavdrim edipi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"