Bifsha: Objektiv kemi fitimin e Kupës, kriza në lojë u krijua nga forca e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 19:15

Bifsha: Objektiv kemi fitimin e Kupës, kriza në lojë u krijua nga forca e Partizanit

Në mungesë të trajnerit Shpëtim Duro, i cili u dënua me 2 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës për shkak akuzoi për korrupsion gjyqtarët Xhaja dhe Hamiti, ekipin e Flamurtarit sot e drejtoi trajneri Petraq Bifsha, i cili në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport” u shpreh:

Bifsha

“Këto janë ndeshje të vështira. Ne e kishim vlerësuar Partizanin. Rëndësi ka kualifikimi. Këtu luhej goli. Skuadra e meritoi, luajti me personalitet. Ishte një nga ndeshjet me më të forta të çerekfinales. Tani kemi objektiv marrjen e Kupës. Skuadra ka organikë të mirë.

Tereni ka qenë i vështirë. Kalendari ka qenë cik i egër. Objektiv është Kupa. Por do të luftojmë në të 2 frontet. Tani presim shortin. Do të luftojmë jashtëzakonisht shumë. Presim që Skënderbeu të gabojë. Ne e kemi kontingjentin e duhur për ta fituar Kupën.”

Ulja e ritmit dhe vështirësia deri në momentet e fundit…

Këto janë ndeshje të vështira. Partizani nuk kishte çfarë humbiste. Këto janë kriza që krijohen nga forca e Partizanit. Golat mund të evitoheshin, patëm disa raste të tjera shënimi. Gjithsesi tani do të fokusohemi te ndeshja e kampionatit ndaj Lushnjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"