Besnik Hasi drejt rikthimit, një klub belg i bën gati postin e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 19:53

Besnik Hasi drejt rikthimit, një klub belg i bën gati postin e trajnerit

Besnik Hasi, duket se është pranë rikthimit në krye të një skuadre belge. Është ekipi i Saint-Truiden, që teksa duket se do të pushojë teknikun Jonas DeRoeck, po kërkon një emër të ri për sezonin tjetër.

hasi

Ekipi belg është gati t’i ofrojë stolin Hasit, i cili që pas largimit nga Olimpiakosi, është një trajner i lirë. Në Belgjikë, ai ka eksperiencë pozitive, teksa ka fituar titullin kampion me Anderlehtin, por ka edhe përvoja të tjera me Legian në Poloni, apo Olimpiakosin në Greqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"