Besnik Hasi çon polakët e Legias së Varshavës në Champions (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2016 | 23:05

Besnik Hasi çon polakët e Legias së Varshavës në Champions (VIDEO)

Besnik Hasi korr një tjetër sukses në Poloni. Trajneri shqiptar u kualifikua për në fazën e grupeve të Champions League pasi skuadra e tij e Legias eliminoi irnaldezët e Dunadalk.

Besnik HasiNdeshja e luajtur mbrëmjen e së martës mes Legia së Varshavës dhe Dunadalk u mbyll në barazim 1-1, por polakët fituan në takimin e parë me diferencë të dy golave.

Fillimisht miqtë kaluan në avantazh në minutën e 19′ të pjesës së parë. Vendasit u vunë në mbrojtje të rezultatit, duke rrezikuar kryesisht me kundërsulme.

Por kartoni i dytë i verdhë i Housek i la ata me 10 lojtarë. Kur pritej vërshëllima finale e arbitrit kryesor, Kucharczyk barazoi shifrat duke ngritur në festë polakët që kualifikohen në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"