Besa në krizë, Magani: Nuk po shënojmë as me portën bosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2019 | 18:16

Besa në krizë, Magani: Nuk po shënojmë as me portën bosh

“Luajmë mirë, por kur vjen puna të finalizimi i aksioneve sulmuese, çalojmë shumë”, theksoi pas ndeshjes së djeshme për “Panorama Sport” trajneri peqinas i kavajasve, Gugash Magani.

bizhdili magani

“Koncentrimi i energjive dhe thjeshtësia e lojës janë të domosdoshme në të tilla ndeshje. Çështje tjetër është se kjo periudhë na lejon të testojmë edhe ndonjë futbollist të ri. Futbollistëve të mi ua përsëris gjithmonë në stërvitje se kemi shumë punë për të bërë deri në startin e sezonit”, shtoi ai më tej.

Trajneri i Besës sigurisht që pret të tjerë lojtarë, sepse për të pretenduar elitën e futbollit shqiptar, duhet një skuadër me më shumë kualitet dhe përvojë. Pas Alfred Zefit, me kavajasit pritet të bashkohen të tjerë lojtarë të njohur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"