Berisha sulmon zëdhënësen e FSHF-së: ‘Ndrikull’ Jona magjistare e basteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2016 | 15:35

Berisha sulmon zëdhënësen e FSHF-së: ‘Ndrikull’ Jona magjistare e basteve

Ish kryeministri Berisha shkruan se Presidenti i Kastriotit që u arrestua për rrahjen e gazetarit Eduard Ilnica është njeri i afërt i kreut të Qeverisë, Edi Rama.berishaDuke komentuar ato çka ndodhën javën e kaluar në futboll, Berisha thotë se gjithçka kulmoi me rrahjen barbare të gazetarit.

Postimi i Berishës

Edvin Shullazi, Olsi dhe dhe ndrikull Jona zhyten futbollin shqiptar ne mafien e zeze!
Masakrohet ne mes te Tiranes nga miku i Edvin Shullazit, gazetari Eduart Ilnica.

Te dashur miq, java qe kaloi ishte java e pergjakjes, dhunes, masakrimit nga mafia e zeze e Edvin Shullazit, Olsit dhe ndrikull Jones, magjistares se basteve dhe rezultateve qe na qeteson se ku do fitojme. Kete jave, arenat e futbollit u shnderruan ne arenat e perleshjeve fizike, shitjes dhe blerejs se ndeshjeve nga horra dhe trafikante te veshur me imunitet, siç ishte rasti i Balles ne ndeshjen me Butrinitin, felliqesine e te cilit, futbollistet e Butrinitit treguan me top dhe gisht.

Perleshje dhe pergjakje te egra ne Tirane, Pogradec, Peshkopi, rrahje trajnjeresh ne Durres. Pra ne nje jave ne Shqiperine kanabiste te Edvin Shullazit pati perleshje dhe skandale ne futboll me shume se ne Europe, Azi dhe Oqeani te marra se bashku.

Kjo situate dramatike ne arenat tona te futbollit kulmoi me masakrimin e gazetarit te njohur sportiv Eduart Ilnica ne nje lokal te Tirane nga miku direkt i Edvin Shullazit, Alban Vogli.

Duke denuar me ashpersine me te madhe dhunen e eger te ushtruar ndaj gazetarit Ilnica nga kriminelet e pushtetit, i bej thirrje prokurorise te veproje me urgjence dhe me te gjithe rreptesine e ligjit, kunder mafies shteterore qe po zhyt futbollin ne nje katastrofe te vertet! sb

sali berisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"