Benevento e Memushjat dhe Xhimshitit hyn në histori, thyen rekordin 87-vjeçar të Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 23:05

Benevento e Memushjat dhe Xhimshitit hyn në histori, thyen rekordin 87-vjeçar të Mançester Junajtid

Skuadra e Beneventos ka pësuar këtë të dielë, humbjen e 13-të në Seria A, në po kaq javë kampionati. Ekipi ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptar, Ledian Memushaj dhe mbrojtësi Berat Xhimshiti numëron kështu, 0 pikë.

benevento

Por, italianët kanë thyer një tjetër rekord duke u bërë skuadra me më shumë humbje radhazi, në ligat kryesore të Europës.

Ky rekord negativ, deri më sot mbahej si për çudi, nga Mançester Junajtid, me plot 12 humbje radhazi, në sezonin 1930-31, plot 87 vite më parë. Benevento ishte shumë pranë marrjes së pikës së parë, por teksa ndeshja po i drejtohej barazimit 1-1, u ndëshkua vetëm në minutën e 94-të, duke marrë kështu një tjetër humbje, si dhe rekordin negativ.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"