Batha si kapiten dhe Osmani drejtor, Tirana projekton ndryshime para Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 8:30

Batha si kapiten dhe Osmani drejtor, Tirana projekton ndryshime para Champions-it

Pas përfundimit të ndeshjes miqësore mes Tiranës dhe Pogradecit,  Egbo ka vendosur që të gjithë lojtarët të cilët u aktivizuan në pjesën e dytë të bëjnë edhe disa vrapime të lehta në fushë.

Tirana stervitje ne Pogradec

Edhe pse një miqësore, ndeshja pati shumë interes nga tifozët. Në shkallët e stadiumit ishin rreth 600 të pranishëm. Në stol ishte edhe lojtari Tefik Osmani. Mbrojtësi dita-ditës po projektohet si një drejtues i ardhshëm tek ekipi bardheblu, gjithmonë nëse thotë fund me futbollin e luajtur dhe var këpucët në gozhdë.

Në ndeshjen me Pogradecin, kapiten i skuadrës ishte Idriz Batha, ndonëse në skuadër më të vjetër dhe që kanë veshur më shumë këtë fanellë janë Ilion Lika apo Erjon Hoxhallari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"