Basketboll / Spektakël në derbin Tirana-Partizani, në Bathore ikin dritat dhe anulohet ndeshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2021 | 9:22

Basketboll / Spektakël në derbin Tirana-Partizani, në Bathore ikin dritat dhe anulohet ndeshja

Superliga e basketbollit për meshkuj ka zhvilluar dje ndeshjet e javës së tetë. Teuta dhe Tirana nuk e patën aspak të vështirë të merrnin fitoret e radhës, teksa mposhtën respektivisht Dinamon dhe Partizanin. Kamza-Vllaznia nuk u zhvillua për mungesë të energjisë elektrike.

logo tirana

TIRANA–PARTIZANI – Nuk mund të kishte rikthim më të mirë për bardheblutë në shtëpinë e tyre tashmë të rinovuar. Tirana e inauguroi sallën e re “Farie Hoti” me fitore në derbi përballë Partizanit, ndërsa në këtë takim pati edhe mbështetjen e tifozërisë së zjarrtë që kishte mbushur sallën. Ashtu sikurse kishin njoftuar, tifogrupi “Fanatics” ishte prezent në derbi, duke krijuar një atmosferë elektrizuese gjatë gjithë kohës.

artin lleshaj1

Tirana nuk i zhgënjeu fansat dhe arriti të fitonte bindshëm me rezultatin 87-70 (19-13, 25- 17, 20-23, 23-17). Një ndeshje e dominuar nga skuadra e Erkand Karajit, që vazhdon ecurinë pozitive në kampionat. Ndërsa, nga ana tjetër, për “demat” e Erdal Borovës vijon sezoni i vështirë në luftë për mbijetesë. Endrit Hysenagolli udhëhoqi bardheblutë duke treguar një formë të shkëlqyer. Gjiganti i Tiranës regjistroi dopietë dyshifrore me 20 pikë dhe 19 kërcime. Në radhët e Partizanit, më i miri ishte amerikani Ramme, autor i 34 pikëve.

TIRANA

DINAMO-TEUTA Durrsakët vazhdojnë ta ruajnë kryesimin në kampionat, teksa dje morën fitoren e shtatë duke mposhtur Dinamon në “Asllan Rusi” me rezultatin 56-80 (13-18, 14- 22, 13-22, 16-18). Kualiteti më i lartë i lojtarëve të Teutës bëri diferencën në parket. Lojtari më efikas për bregtarët ishte amerikani Bruce, i cili regjistroi dopietë dyshifrore me 19 pikë dhe 10 kërcime. Në këtë takim debutoi edhe blerja më e re, Calvin Whipple, i cili bëri një paraqitje të mirë duke realizuar 14 pikë. Për Dinamon nuk mjaftoi paraqitja e të zakonshmit Abdel Gjyzeli, teksa kapiteni koleksionoi 25 pikë dhe 9 kërcime.

DINAMO

KAMZA-VLLAZNIA Kur duheshin vetëm pak minuta nga fillimi i ndeshjes, në palestrën e Bathores ndodh e papritura, pasi fiken dritat. Skuadrat pritën për shumë minuta, por energjia elektrike nuk u rikthye, duke bërë që ndeshja të mos zhvillohet. Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i FSHB-së për këtë takim, nëse do të kemi fitore në tavolinë për Vllazninë apo kjo sfidë do të luhet në një datë tjetër.

RENDITJA

A.LLESHAJ/A.DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"