BASKETBOLL/ Liga Unike, Teuta dhe Vllaznia pësojnë disfata në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 16:32

BASKETBOLL/ Liga Unike, Teuta dhe Vllaznia pësojnë disfata në Kosovë

Liga Unike e basketbol lit të meshkujve ka ni sur dje sfidat e fazës së dytë. Peja dhe Golden Eagle Ylli kanë marrë fitore në fushat e tyre, teksa mposhtën dy ekipet të Shqipërisë, respektivisht Teutën dhe Vllazninë. Ndërsa java e tetë do të kompletohet sot me përballjet Rahoveci-Tirana dhe Kamza-Prizreni.

liga unike

PEJA-TEUTA – Ashtu sikurse pritej, takimi mes Pejës dhe Teutës rezultoi një betejë e vërtetë, por ata që festuan ishin vendësit, të cilët triumfuan me rezultatin e ngushtë 103-101. Sfida startoi me rivalitet nga të dyja kampet, por pejanët gradualisht u shkëputën deri në +10 pikë në periodën e parë. Megjithatë, Teuta u përgjigj dhe i ngushtoi shifrat, teksa çereku i parë u mbyll 29-26 për vendësit.

Në periodën e dytë kampionët e Shqipërisë morën komandën dhe u shkëputën deri në +7 pikë, për ta fituar më pas periodën 23-31, duke shkuar në pushim me epërsinë 52-57. Edhe në periodën e tretë durrsakët mbajnë një ritëm të lartë loje, ndërsa arrijnë të shkëputen deri në +12 pikë. Megjithatë, në fund Peja e zbut disi disavantazhin, ndërsa 30 minutat e para mbyllen 77-86 për Teutën.

peja

Kur dukej se do të kishim një fitore të miqve, Peja zgjohet dhe kthen gjithçka në favor, teksa shpërthen në periodën e fundit, duke i përmbysur shifrat në 100-93. Me gjithë përpjekjet e bregdetarëve, vendësit e menaxhojnë avantazhin dhe në fund marrin një fitore me +2 pikë diferencë, duke i konsoliduar pozitat në vendin e dytë të renditjes.

Për sa u përket paraqitjeve individuale, te Peja spikatën Stephen Maxwell me 30 pikë e 11 kërcime dhe Dardan Berisha me 26 pikë, 5 kërcime dhe 7 asistime. Në radhët e Teutës, i gjithë formacioni preku kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa lojtari që shënoi më shumë ishte Satterwhite me 26.

G.E. YLLI-VLLAZNIA – Në këtë takim ishin përballë njëratjetrës dy skajet e renditjes në Ligën Unike, teksa në njërën anë kishim Yllin, kryesues dhe kampion në fuqi, ndërsa në krahun tjetër, Vllazninë e vendit të fundit. Ekipi nga Theranda e dominoi ndeshjen dhe triumfoi me rezultatin e thellë 86- 67.

Ylli ishte në kryesim gjatë gjithë kohës, madje shkoi deri në +32 pikë avantazh, ndërsa Vllaznia u shfaq e pafuqishme për të mbajtur ritmin e lojës së skuadrës nga Kosova. Vendasit e nisën me vrull duke e fituar periodën e parë 32-14, ndërsa 10-minutëshi i dytë ishte disi më i ekuilibruar me shkodranët që fituan 16-18 dhe pjesa e parë u mbyll 48-32 për Yllin.

vlazni

Ekipi nga Kosova nuk lëshoi në pjesën e dytë, duke i fituar dy periodat e mbetura 23-11 dhe 26-15, për ta vulosur suksesin me +19 pikë, duke i forcuar pozitat në vendin e parë të tabelës. Gëzim Morina me 17 pikë, 6 kërcime e 5 asistime ishte lojtari më rezultativ për Yllin, ndërsa për Vllazninë spikati Charleston Dobbs me 20 pikë dhe 6 kërcime

rendi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"