BASKETBOLL/ Liga Unike, sot nis faza “Final 4” (KALENDARI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2022 | 10:09

BASKETBOLL/ Liga Unike, sot nis faza “Final 4” (KALENDARI)

Gjithçka është gati për fazën “Final 4” të Ligës Unike për meshkuj, teksa sot do të luhen ndeshjet gjysmëfinale.

LIGA UNIKE

Ylli-Teuta dhe PejaPrizreni janë çiftet që do të matin forcat për një vend në finalen e kompeticionit të përbashkët të basketbollit me skuadra nga Shqipëria dhe Kosova.

Kujtojmë që ky është edicioni i dytë i Ligës Unike, teksa një vit më parë kampione shpallej Ylli.

Ndërsa Teuta është e vetmja skuadër nga Shqipëria në fazën finale të këtij sezoni. Ndërkohë, disa ditë më parë Liga Unike ka publikuar edhe shpërblimet për ekipet pjesëmarrëse.

Kështu, skuadrat që e ndalin rrugëtimin e tyre në gjysmëfinale do të marrin nga 3.000 euro secila, ndërsa ato që kualifikohen për në finale nga 5.000 euro.

Skuadra që do të shpallet kampione do të shtojë në arkën e saj edhe 9.000 euro të tjera. Pra, shuma totale e shpërblimeve për “Final 4” është 25.000 euro.

Në radhët e femrave fituese e Ligës Unike për sezonin 2021-2022 u shpall Prishtina.

KAL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"