BASKETBOLL FEMRA/ Partizani-Tirana, sot derbi në Ligën Unike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2021 | 12:11

BASKETBOLL FEMRA/ Partizani-Tirana, sot derbi në Ligën Unike

Liga Unike e basketbollit të femrave do të hapë sot sfidat e javës së katërt, javë që do të shënojë edhe fundin e fazës së parë për sezonin e rregullt.

LIGA UNIKE

Në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Të dyja skuadrat janë në kërkim të fitores së parë në eventin mbarëkombëtar, teksa deri më tani njohin vetëm disfata, duke u pozicionuar në vendet e fundit të renditjes.

Më tej sfidat do të vijojnë nesër, teksa në orën 17:00 Flamurtari pret në Vlorë skuadrën e Prishtinës. Java do të mbyllet me takimin e së mërkurës, ku në orën 17:00 do të matin forcat dy ekipet e Kosovës, me Penzën që pret në fushën e saj Bashkimin. Për sa i përket klasifikimit, është Penza ajo që kryeson me pikë të plota, teksa deri më tani numëron 4 fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara.

BAS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"