BASKETBOLL FEMRA/ Partizani likuidon Vllazninë, Barleti i gëzohet fitores së parë (Rezultatet dhe renditja)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2022 | 10:01

BASKETBOLL FEMRA/ Partizani likuidon Vllazninë, Barleti i gëzohet fitores së parë (Rezultatet dhe renditja)

Kategoria e Parë e basketbollit për femra ka kompletuar të shtunën javën e nëntë me dy ndeshjet e mbetura. Partizani nuk fali në shtëpi përballë Vllaznisë, ndërsa Barleti provoi për herë të parë shijen e fitores, duke mposhtur në transfertë Elbasanin.

ggg

PARTIZANI-VLLAZNIA – Duke qenë në prag të Superkupës, trajnerja Eliverta Bujari përdori rrotacion, për t’u dhënë shumë minuta edhe lojtareve të stolit kundër shkodraneve. Megjithatë, edhe pse me ndryshime në formacion, Partizani ishte superior në të gjitha periodat kundër Vllaznisë. Kryeqytetaset fituan me rezultatin 69-50 (13-8, 22-14, 17-13, 17-15) në “Asllan Rusi”. Ornela Lalaj ishte lojtarja më e mirë e ndeshjes, duke udhëhequr Partizanin me 16 pikë dhe 14 ribaunde. Ndërsa në radhët e skuadrës kuqeblu, rendimentin më të lartë e kishte Bernarda Rreshpja me 17 pikë.

ELBASANI-BARLETI – Universitaret, të cilat prej disa takimesh kishin treguar ngritje në lojërat e tyre, tashmë marrin me meritë të plotë edhe suksesin e parë në kampionat. Ato fituan në transfertë ndaj Elbasanit në shifrat 70-71. Barleti zhvilloi periodë të parë të shkëlqyer, sidomos në sulm, duke triumfuar 14-24. Perioda e dytë ishte disi më e mirë për Elbasanin, që fitoi 21-14, me pjesën e parë që u mbyll 38-45 për miket. Elbasanaset kërkuan rikuperimin, teksa e fituan periodën e tretë 18-12 dhe ngushtuar në 56-57 kur kishin mbetur edhe 10 minuta për të luajtur.

Në gjysmën e parë të periodës së katërt Elbasani përmbysi, duke kryesuar deri me +7 pikë. Megjithatë, vajzat e Barletit, të cilat drejtohen nga trajnerët Vladimir Xheka dhe Klarent Dedaj, nuk u dorëzuan dhe besuan deri në fund. Ato arritën që ta rimerrnin avantazhin, duke dalë me një triumf minimal nga pallati i sportit “Tomorr Sinani”. Një ndeshje ku miket vuajtën edhe lojën agresive të Elbasanit, teksa pësuan dëmtime, duke nisur nga kapitenia Oruçi, për të vijuar me Ukën, Këlleçin apo te lojtarja më e re Mekuli. Me 19 pikë, 6 ribaunde dhe 1 asist, Alesia Sota u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes, duke qenë vendimtare në suksesin e Barletit. Për vendëset nuk mjaftuan 26 pikët e Sidorela Zenunit dhe 21 të Dea Salit.

89

91 90 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"