Basketboll femra/ Flamurtari dhe Tirana nuk falin, i ndjek Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2022 | 22:07

Basketboll femra/ Flamurtari dhe Tirana nuk falin, i ndjek Partizani

Kategoria e Parë e basketbollit për femra ka kompletuar dje takimet e javës së tetë, me dy sfidat e mbetura, Flamurtari-Studenti dhe Barleti-Tirana. Asnjë surprizë në këto përballje, me vlonjatet dhe vajzat bardheblu që nuk e patën të vështirë për të siguruar fitore.

tirana basket femra

Për sa i përket takimit të luajtur në Vlorë, Flamurtari triumfoi ndaj skuadrës studentore në shifrat 71-56. Vendëset e nisën mbarë, duke i mbyllur 10 minutat e para në epërsi, 20-11. Perioda e dytë ishte më e mirë për Studentin, që arriti të fitonte 10-14, ndërsa ekipet shkuan në pushim me rezultatin e përgjithshëm 30-25 në favor të vlonjateve. Me gjithë përpjekjet e skuadrës mike, Flamurtari e kontrolloi qetësisht lojën, teksa i fitoi edhe dy periodat e mbetura, përkatësisht 20-17 dhe 21-14, duke vulosur triumfin me +15 pikë diferencë. Lojtarja e ndeshjes ishte Samra Omerbasiç, autore e një paraqitjeje fantastike, me 37 pikë, 15 ribaunde dhe 3 asiste për Flamurtarin. Te Studenti spikati Marina Pëllumbi me 21 pikë e 6 ribaunde.

ddddddd (1)

Gjithçka e thjeshtë për Tiranën, që fitoi me rezultatin e treshifror 48-118 kundër Barletit në “Asllan Rusi”. Vajzat bardheblu i mbyllën llogaritë që në periodën e parë, në të cilën shpërthyen duke fituar thellë 5-40. Perioda e dytë shkoi në favor të Barletit 24-20, ndërsa gjysma e ndeshjes u mbyll 29-60 për Tiranën.

fffffffff (1)

Vajzat e trajneres Mirza Alibegaj e rritën ritmin në pjesën e dytë, duke i fituar dy periodat e mbetura 11-26 dhe 8-32, për ta vulosur sfidën me +70 pikë. Enisa Qosja me 30 pikë ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes. Spikati gjithashtu edhe Klea Verri, e cila “flirtoi” me tripletën dyshifrore, duke regjistruar 18 pikë, 15 ribaunde dhe 9 asiste. Për Barletin më e mira ishte Sibora Këlleçi, e cila realizoi 27 pikë dhe 9 ribaunde kundër ish-skuadrës së saj.

asdsadsadsad (1)

E.SIKA/A.DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"