BASKET K1 MESHKUJ/ Marshon Apolonia, Elbasani fitore për zonën “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2021 | 19:02

BASKET K1 MESHKUJ/ Marshon Apolonia, Elbasani fitore për zonën “play off”

Kategoria e Parë e basketbollit për meshkuj ka luajtur të shtunën ndeshjet e javës së dhjetë. Falë fitores ndaj Flamurtarit, Apolonia i konsolidon edhe më shumë pozitat si kryesuese.

fshb

Fierakët triumfuan me rezultatin e thellë 66-27 (23-6, 9-10, 22- 6, 12-5), në një ndeshje të dominuar nga fillimi e deri në fund. Nga ana tjetër vlonjatët treguan të gjitha limitet e tyre, duke shfaqur rendiment jashtëzakonisht të dobët në fazën sulmuese.

apolonia

Me këtë fitore, Apolonia shkon në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Flamurtari mbetet në vend të parafundit me 11 pikë.

Fitore në shifra të thella regjistroi edhe Elbasani, që mposhti në transfertë Skënderbeun me rezultatin 71-97 (18- 25, 18-29, 21-25, 14-18). Miqtë ishin superiorë në të gjithë periodat, e me këtë triumf i bashkohen në kuotë të barabartë pikësh (12) Besëlidhjes, teksa këta të fundit qëndruan pushim në javën e dhjetë.

skenderbeu

Ndërkohë Skënderbeu mbetet në vend të fundit të klasifikimit.

RENDITJA

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"