Basket femra/ Flamurtari dhe Tirana s’falin, Partizani fitore për “Guinness”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 17:21

Basket femra/ Flamurtari dhe Tirana s’falin, Partizani fitore për “Guinness”

Tirana dhe Flamurtari mbeten skuadrat e vetme me pikë të plota pas javës së katërt në kampionatin kombëtar të basketbollit për femra. Në sfidat e zhvilluara të shtunën më 6 mars, ekipi bardheblu mundi në transfertë Vllazninë me rezultatin 67-38.

basket femra

Shkodranet rezistuan vetëm një pjesë loje, ndërsa vendimtare rezultoi perioda e tretë të cilën vajzat e Mirza Alibegajt e fituan thellë 28-10. Toska dhe Aliaj ishin lojtaret më të mira për Tiranën, të cilat shënuan secila nga 20 pikë. Të njëjtën shifër e regjistroi edhe Mala për Vllazninë. Flamurtari u tregua i papërmbajtshëm ndaj SHKB Tiranës, duke triumfuar 102-54. Lojtarja e ndeshjes për vlonjatet ishte boshnjakja Omerbasiç me 35 pikë.

Një rezultat për “Guinness” u regjistrua në ndeshjen Partizani-Apolonia, teksa kryeqytetaset fituan në shifra të jashtëzakonshme 140- 11. Një diferencë e pabesueshme, që vjen edhe si rrjedhojë e grupimit në një kategori të vetme të skuadrave, ku Partizani dukej si një skuadër e një planeti tjetër në raport me fieraket. Fitore edhe për Studentin që mundi Elbasanin 62-55. Vata me 17 pikë ishte më e mira për ekipin kryeqytetas, ndërsa për Elbasanin s’mjaftuan 33 pikët Enisa Qosjes.

1 2

3

S.NIKSHIQI/E.SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"