BASKET FEMRA/ Ekipet kryeqytetase nuk falin, skandal me trajnerët te Kamza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 13:10

BASKET FEMRA/ Ekipet kryeqytetase nuk falin, skandal me trajnerët te Kamza

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra luajti dje tri ndeshje të vlefshme për javën e tretë. Skuadrat kryeqytetase Partizani, Tirana dhe Studenti morën fitore të lehta.tirana flamurtari basketboll femra

Partizani – Apolonia

Pas fitoreve ndaj Tiranës dhe Studentit, Partizani siguron edhe suksesin e tretë radhazi në kampionat. Të kuqet e trajneres Ledina Koçi këtë herë morën një triumf treshifror ndaj Apolonisë, në ndeshjen e zhvilluar dje në “Asllan Rusi”. Diferencat në parket ndërmjet dy skuadrave ishin të jashtëzakonshme, gjë që e tregon qartë vetë rezultati, ku Partizani fitoi 118-31.

Një takim që ishte më shumë si një seancë stërvitore për kryeqytetaset, ndërsa Apolonia me një skuadër adoleshentesh ishte e pafuqishme. Ndonëse Partizani e nisi takimin me dy lojtaret kryesore në stol (Përmeti dhe Zykaj), arriti që në fillim të krijojë një epërsi të madhe pikësh duke e fituar periodën e parë 29-8. Në periodën e dytë, Apolonia shfaqet disi më mirë dhe të kuqet fitojnë me vetëm 7 pikë diferencë 19- 12, për të shkuar në pushim me rezultatin e përgjithshëm 48-20.

Pjesa e dytë luhet vetëm sa për statistikë, ku Partizani i fiton edhe dy periodat e radhës në shifra të thella 32-7 dhe 38-4, e të gjithë ndeshjen 118-31.

apolonia partizani

Kamza – Tirana

Fitorja e Tiranës në Kamzë ashtu sikurse parashikohej ishte thjesht një formalitet, ku vajzat bardheblu ishin superiore në të gjitha periodat duke i fituar bindshëm (9-21, 10-12, 10-22, 7-15), për ta mbyllur të gjithë takimin me triumfin 36-70. Por në këtë sfidë vëmendjen e mori çështja e trajnerëve të Kamzës. Një skandal i vërtetë, ku në bashki figuron si trajner Maksim Kristo, në protokoll shënohej emri i Gleni Prodanit, ndërsa në stol skuadrën e drejtonte Eni Llazani. Madje mësohet se Bashkia Kamzë vijon të hedhë lekë për ekipin, ndërsa lojtaret nuk marrin asnjë qindarkë.

 

kiui;p

Elbasani – Studenti

Studenti ka mundur Elbasanin në sfidën e luajtur në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”. Miket kanë fituar me rezultatin 83-61, në një ndeshje që i fituan të katërta periodat. E para u mbyll 18-28, me vajzat e Studentit që krijojnë një diferencë prej dhjetë pikësh që në fillim.

E dyta ishte më e rivalizuar, por gjithsesi u mbyll në favor të miqve 14-16. Edhe pas pushimit vijon e njëjta histori, teksa perioda e tretë mbyllet 14-19 dhe diferenca thellohet edhe më tej. Perioda e katërt u luajt sa për formalitet, por gjithsesi vajzat nga Studenti fitojnë sërish, kësaj here 15- 20, me krejt takimin që u mbyll 61-83.

 

ipo

A.Dushku/V.Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"