Bashkia Tiranë rrit shpërblimet, kampioni Briken Calja: Ta bëjnë edhe qytetet e tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2019 | 21:54

Bashkia Tiranë rrit shpërblimet, kampioni Briken Calja: Ta bëjnë edhe qytetet e tjera

Në mbledhjen e djeshme, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur të rrisë shpërblimet për sportistët elitarë të cilët janë pjesë e klubeve që administron bashkia e kryeqytetit.

briken calja21

Tashmë është vendosur që sportistët si Briken Calja, Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Erkand Qerimaj dhe të tjerë që dhurojnë paraqitje pozitive në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare të trajtohen me shpërblime dhe dieta.

Në vendimin e Këshillit Bashkiak u miratua një fond ekstra për klubet kryeqytetase si dhe për sportistët më të mirë. Ky vendim i Bashkisë Tiranë u vlerësua shumë nga nënkampioni i Europës në peshëngritje, Briken Calja. Shtangisti kuqezi që i ka dhuruar suksese dhe medalje të shumta vendit tonë, e mirëpriti këtë vendim dhe u shpreh se këtë gjë duhet ta bëjnë edhe bashkitë e tjera.

calja

“Falënderoj kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për këtë nismë. Shpresoj që këtë nismë ta ndjekin edhe bashkitë e tjera të Shqipërisë duke i mbështetur sportistët e nivelit të lartë, që do të ishte diçka promovuese dhe mbështetëse për sportin në të gjithë vendin”, tha Calja. Kujtojmë që me miratimin e bërë, sportistët elitarë do të përfitojnë afërsisht 1 milionë lekë të vjetra në muaj duke përfshirë edhe dietat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"