“Barela për mua më i forti”, Lipi: Lukaku ka ndryshuar Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 22:34

“Barela për mua më i forti”, Lipi: Lukaku ka ndryshuar Interin

I intervistuar nga “Tuttomercatoweb Radio”, Marçelo Lipi ka shprehur mendimin e tij për lojtarët që pëlqen në këtë moment, duke i thurur edhe një herë elozhe Nikolo Barelës, sipas tij lojtari më i mirë italian për momentin:

Barela
“Është më i forti në këtë moment, një nga mesfushorët më të mirë në botë. Më pëlqen shumë edhe Pesina, për të cilin Atalanta vendosi të privohet edhe nga dikush si Gomez që ka bërë historinë e klubit.

lukaku
Lukaku? Përtej golave të shënuar, i lejon Interit të luajë në mënyra të ndryshme. Skuadrat e Kontes ushtrojnë presing të vazhdueshëm, por nuk falin kur kundërshtarët lejojnë hapësira”. Një koment edhe për Interin: “Për momentin është skuadra më e fortë në Itali. Kampionati, megjithatë, nuk ka përfunduar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"