Barcelona përgatit rinovimin e yllit të saj të ri, klauzola e largimit thyen çdo lloj rekordi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2021 | 17:14

Barcelona përgatit rinovimin e yllit të saj të ri, klauzola e largimit thyen çdo lloj rekordi

Skuadra e Barcelonës është bërë gati të zyrtarizojë marrëveshjen me një prej yjeve të rinj të saj, duke blinduar të ardhmen e skuadrës. Mesfushori ofensiv Pedri, është një nga emrat që ka spikatur më shumë te katalanasit në vitin e fundit dhe klubi ka nxituar që të gjejë shpejt marrëveshjen duke i përmirësuar dhe zgjatur akordin aktual.

pedri

Sipas mediave spanjolle, në ditët në vijim do të zyrtarizohet marrëveshja e re deri në verën e vitit 2026, duke u siguruar që Pedri do të vazhdojë të jetë një nga yjet e Barcelonës, ndërsa mbetet një lojtar i rëndësishëm edhe për përfaqësuesen e Spanjës.

Ajo që bie në sy është se klauzola e re e largimit në kontratën e tij, do të vendosë rekord. Aktualisht, kontrata e Pedrit ka një klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh, por sipas mediave ndërkombëtare, tashmë ai do të vlerësohet me 1 miliard euro nga klubi katalanas, duke u bërë praktikisht i paprekshëm nga çdo klub në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"