Barcelona përballet me Las Palmas, Ksavi: T’i bëjmë presion Realit, i kam inat gënjeshtrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 15:45

Barcelona përballet me Las Palmas, Ksavi: T’i bëjmë presion Realit, i kam inat gënjeshtrat

Reali nuk po gabon, por trajneri i Barce lonës, Ksavi Hernandez vazhdon të besojë se në nëntë javët e mbetura deri në fund të sezonit në La Liga, Barça e e tij mund të bëjë mrekullinë. Janë 8 pikët që ndajnë Barçën nga Madridi dhe me shumë gjasat tri javët në vazhdim do të vendosin shumë. Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Las Palmasit, Ksavi ka qenë i qartë. Ai pret një fitore nga ekipi për të vënë sadopak nën presion Realin që luan të dielën kundër Bilbaos.

ksavi

NDESHJA

“Lajmi i mirë për mua ishte se të gjithë lojtarët e angazhuar me kombëtaret u kthyen pa probleme. Kemi një ndeshje të rëndësishme përpara. E respektojmë Las Palmasin, por nuk mund të gabojmë tani”.

GARA NË LA LIGA

“Nuk kam ndër mend të pushoj ndonjë lojtar. Deri në takimin e vajtjes në Ligën e Kampioneve kundër Paris SG-së ka kohë, ndaj tani duhet të përqendrohemi vetëm te Liga. Ne besojmë se mund t’ia dalim ndonëse duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. E rëndësishme është të vëmë sa më shumë nën presion Realin e Madridit. Ndaj fitorja ndaj Las Palmasit është jetike për ne”.

LEVANDOVSKI

“Ka ardhur me një shqetësim fare të lehtë, por nuk ka asnjë problem serioz. Ai është një lider i lindur. Na ka ndihmuar shumë. Punon me përulësi, bën përpjekje, dëshiron të përmirësohet pavarësisht moshës. Ai është një bishë, i kam thënë që është në një nivel të lartë. Është jetik për interesat tona”

E ARDHMJA

“I jam mirënjohës klubit që dëshiron që unë të vazhdoj, duke nisur nga presidenti Laporta, Deko, te të gjithë… Por mendoj se asgjë nuk ndryshon. Mendoj se çfarë është më e mira për klubin”.

KUBARSI DHE JAMAL

“Ata duhet të vazhdojnë në këtë nivel. Barça është hapi më i madh në botën e futbollit. Sfida është të qëndrojnë në mesin e elitës së futbollit për shumë vite. Ata kanë gjithçka që u duhet, mentalitetin, kushtet dhe aftësinë për ta bërë këtë. Ata mund të shkruajnë një epokë në klub dhe në futbollin botëror. PSG-ja “Janë një skuadër për t’u respektuar. Por do të kemi kohë të flasim për ta. Nuk është ky momenti”.

PADIA PËR GAZETARËT

“Unë i kuptoj kritikat, nuk jam budalla. Por deri në një farë mase. Unë nuk do të toleroj gënjeshtra dhe shpikje gjërash. Është koha për të thënë mjaft, ato janë gënjeshtra shumë të rënda. Është koha për të thënë mjaft”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"