Barcelona ofensivë për Hazard, ofron para dhe Dembelen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 13:15

Barcelona ofensivë për Hazard, ofron para dhe Dembelen

Barcelona nuk ka hequr dorë nga ide ja për të nënshkruar Eden Hazard këtë verë. Lajmin e bënë të ditur “Onda Cero”, sipas së cilës katalanasit mësohet të kanë përgatitur një skemë për të provuar marrëveshjen për fantazistin belg. Sipas të njëjtit stacion radiofonik, Barcelona është e gatshme të ofrojë Ousman Dembelenë dhe një shumë të madhe parash vetëm për të siguruar kartonin e numrit 10 londinez.

hazard

Ai Hazard është një emër që stafi sportiv i Barcelonës ka piketuar prej kohësh, teksa bëhet e ditur se krerët katalanas kanë pasur edhe një takim me agjentin e futbollistit. Gjithçka është organizuar në fshehtësi të plotë, në mënyrë që Barça të mësojë qëllimet e vërteta të lojtarit dhe vullnetin e tij për të zbarkuar në kampionatin spanjoll. ASIST – Nëse në fushë dallohet për pasimet vendimtare, asistin për një transferim të mundshëm e ka dhënë vetë Hazard, i cili duke folur për mediat pas Kupës së Botës shfaqi dëshirën e tij për t’u larguar nga “Stamford Bridge”.

pavard hazard

Ishte vetë 27-vjeçari që kërkoi nga Abramoviç që ta linte të shkojë në një klub tjetër, teksa manjati rus i Çelsit nuk ka komentuar për këtë çështje. Nga ana e tij edhe trajneri i ri, Mauricio Sarri, ka thënë se nuk dëshiron që Hazard të braktisë skuadrën, por në të tilla raste diferencën e bën vullneti i lojtarit dhe Hazard ka qenë i qartë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"