Barcelona mund Milanin, Arsenali i “kthen reston” Dortmundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2013 | 8:35

Barcelona mund Milanin, Arsenali i “kthen reston” Dortmundit

MesiBarcelona është një “kafshatë” e pakapërdishme për kuqezinjtë e Alegrit. Katalanasit fitojnë 3-1 ndaj Milanit, ndërsa rikthehet te golat Lionel Mesi. Argjentinasi ka realizuar një dopietë në këtë ndeshje, fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë dhe pastaj pas një kombinimi perfekt me Fabregas. Serxhi Buskets është auori i golit tjetër të skuadrës së Martinos, ndërsa Zherard Pike do të dërgonte në rrjetën e portës së tij atë goditje diagonale të Kakasë. Po për këtë grup, Ajaksi ka mundur minimalisht Sëlltikun, duke bërë që lufta për vendin e dytë të mbetet e hapur. Grupin H e kryeson Barcelona me 10 pikë, e ndjekur nga Milani me 5 pikë, Ajaksi me 4 pikë dhe Sëlltiku me 3 pikë. Sikurse duket, katalanasit janë të arratisur nga të tjerët, edhe pse nuk mund të konsiderohen zyrtarisht të kualifikuar, sepse kanë mbetur për t’u luajtur edhe dy ndeshje.
Arsenali i Vengerit i “kthen reston” skuadrës së Jurgen Klopit. Nëse para dy javësh nënkampionët e Europës do të triumfonin në Londër, këtë herë në “Signa Iduna Park” janë “topcinjtë”, ata që kanë dalë me tri pikë tepër të cmuara. Goli i Ramsey i ka dhënë suksesin Arsenalit, ndërsa ka shokuar jo pak Dortmundin, që në fushën e vet nuk fal kollaj. Po për Grupin E, Napoli nuk ndalet: Skuadra e Rafa Benitezit ka mundur 3-2 Marsejën, teksa dy gola i ka shënuar argjentinasi Gonzalo Higuain, ndërsa një tjetër Gokan Inler. Situata është e tillë: Arsenali dhe Napoli kryesojnë me nga 9 pikë, ndërsa Borusia e Dortmundit zbret në vendin e tretë, me 6 pikië. Zero është kuota e pikëve për marsejezët, që vijojnë të zhgënjejnë në këtë kompeticion.
Në Grupin E është i papërmbajtshëm Celsi i Mourinjos. Ashtu si para dy javësh, edhe në kthim blutë e Londrës e kanë mposhtur me rezultat të pastër 3-0 Shalke 04. Dy herë ka shënuar Samuel Eto për skuadrën e Premier Ligës, ndërsa golin e tretë e ka realizuar Demba Ba. Ky trepikësh i radhës e mban skuadrën e “Special One” në krye të grupit, me 9 pikë, ndërsa ndiqet nga Shalke me 6 pikë dhe Bazeli me 5 pikë. Skuadra zviceriane barazoi 1-1 me Steauan e Bukureshtit, brenda në fushën e vet.
Atletiko Madrid është zot në Grupin G. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka shpartalluar 4-0 Austrinë e Vjenës, ndërsa Zenit dhe Porto janë ndarë në “paqe”, me rezultatin 1-1. Spanjollët e Atletikos së Madridit kryesojnë me pikë të plota, 12 të trilla në katër ndeshje, ndërsa të dytët janë rusët e Zenitit me 5 pikë, të ndjekur nga afër prej Portos, me 4 pikë. Sikurse shihet, beteja për vendin e dytë është e hapur, ndërsa skuadra e Simeones është e kualifikuar.

Grupi E  

Basel

1 – 1

Steaua Bucuresti
Chelsea

3 – 0

Schalke 04

 

Grupi F  

Borussia Dortmund

0 – 1

Arsenal
SSC Napoli

3 – 2

Marseille

 

Grupi G

Zenit Petersburg

1 – 1

FC Porto
Atletico Madrid

4 – 0

Austria Wien

 

Grupi H

Ajax

1 – 0

Celtic
Barcelona

3 – 1

AC Milan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"