Barcelona mendon për merkaton e verës, katalanasit gati të bëjnë blerje në…Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 21:49

Barcelona mendon për merkaton e verës, katalanasit gati të bëjnë blerje në…Gjermani

Barcelona ka nisur të mendojë për merkaton e verës dhe sipas Fichajes.com, ndër objektivat është edhe Benzhamin Sesko.

benjamin-sesko-rb-leipzig-2023-1693906764-115894

Sulmuesi i njohur po bën paraqitje të mira me fanellën e Lajpcigut pasi ka realizuar 12 gola dhe ka dhuruar 2 asiste në 36  ndeshje deri më tani këtë sezon.

Por lojtari pëlqehet edhe në Premier Ligë nga Arsenali dhe CCelsi. Muajt ​​e fundit është folur edhe për një interesim nga Milani, klub i cili ka nevojë për përforcime në repartin e acancuar.

Operacioni është mjaft i komplikuar për Barçën, për shkak të situatës ekonomike të klubit. Për të siguruar Seskon, duhet paguar klauzola e tij e lirimit prej 50 milionë eurosh, shifër kjo mjaft e lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"