Barcelona ka hapur çështje disiplinore ndaj tij, Artur takohet me Abidalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 15:33

Barcelona ka hapur çështje disiplinore ndaj tij, Artur takohet me Abidalin

Artur Melo ishte sot në qendrën stërvitore të Barcelonës për tu takuar me sekretarin teknik, Erik Abidal. Abidal ka hapur një çështje disiplinore kundër brazilianit, pasi Artur fluturoi drejt Brazilit dhe refuzoi të luante në Champions me Barcelonën.

artur melo

Palët diskutuan këtë çështje në takimin e sotëm mes tyre. Abidal sqaroi se proçedura disiplinore do mbetet e hapur, ndërsa palët diskuatuan ti ndërpresin kontratën Arturit përpara përfundimit të Championsit. Tani nuk është më çështja nëse Artur do rikthehet më në skuadër, pasi ai nuk pritet të jetë në ekipin e Barcelonës për pjesën e mbetur të Ligës së Kampionëve.

Marrëdhënia e Artur me Barcelonën është në pikën më të ulët pas sagës të transferimit të brazilianit tek Juventusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"