Barazimi me Shtutgartin, Myler “kopjon” Nagelsmanin: Fajin e ka… arbitri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 9:54

Barazimi me Shtutgartin, Myler “kopjon” Nagelsmanin: Fajin e ka… arbitri

Tomas Myler vazhdon ta përjetojë akoma në mënyrë irrituese barazimin ndaj Shtutgartit. 32-vjeçari e ka shpërndarë fajin e humbjes së dy pikëve në drejtime të ndryshme, por kryesori, sipas tij, mbeten vendimet e arbitri Dingert:

MYLER 1

“Qëllimi im dhe i gjithë ekipit mbetet fitorja në çdo ndeshje dhe kryesimi në tabelë, por deri në këto momente, nuk jemi duke e ndjekur atë linjë.

Mund të ishim më të qartë në rastet e krijuara përpara portës kundërshtare. Rezultati dhe vendimet e mara nga arbitrimi nuk qëndrojnë përshtat me atë çka ekipet dhuruan në fushë.

Duhet ta pranojmë se goli i Guirasit ishte faull, por Dinger, së bashku me stafin e tij dhe vrojtuesit e VAR, nuk e panë të arsyeshme paanshmërinë.

Tashmë gjithçka mbetet e shkuar, dy pikë u dogjën dhe ne duhet të mendojmë për vazhdimësinë, nëse duam të arrijmë objektivat”, përfundoi veterani i kombëtares gjermane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"