Barazimi me Flamurtarin, Demi shkund Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2016 | 10:14

Barazimi me Flamurtarin, Demi shkund Partizanin

Në fillim të vitit të ri, Partizani bëri ndryshime në stafin teknik, ku në kuadrin e riorganizimit të klubit, drejtimi i skuadrës iu dha trajnerit Andrea Agostineli.demi starova dervishi partizani Ndryshimi në kullën drejtuese u bë me motivacionin se në pjesën e dytë të sezonit kërkohej një Partizan më agresiv në fazën sulmuese sesa nga ajo që kishte shfaqur ekipi nën drejtimin e Starovës.

Por barazimi me Flamurtarin ka lënë shije jo të mirë në kampin e kuq, ku pas rikuperimit të distancës me Skënderbeun, ndaj vlonjatëve pritej vetëm fitorja. Dëshpërimi tek të kuqtë për dy pikët e lëna ka qenë prezent edhe te presidenti Gaz Demi.

Njëshi i të kuqve nuk la një përshtypje të tillë kur u largua nga stadiumi, pasi me buzëqeshje përshëndeti dhe u dha dorën drejtuesve të klubit vlonjat, që ishin të pranishëm në tribunën VIP. Por, mësohet se më pas presidenti e ka shkundur ekipin për paraqitjen e bërë në “Qemal Stafa” ndaj Flamurtarit.

Pa dyshim, kërkesa e llogarisë më e madhe ka qenë te stafi teknik, të cilët që në fillim pranuan kushtin se në fushë do të shikohej një Partizan sulmues. Për të shpëtuar realizimin e objektivit, por edhe për të shpëtuar “lëkurën” e tyre, tani kërkohet maksimumi nga të gjithë, duke filluar nga stafi drejtues deri te lojtarët.

Të kuqtë kanë bërë një merkato me shifra të mëdha, referuar pagesave që do të përfitojnë prurjet e reja, kështu që paraqitje si me Flamurtarin konsiderohen të patolerueshme. Në këto kushte, transfertat e Shkodrës kthehet në një provë zjarri për të kuqtë e kryeqytetit.

Partizani i 2016-ës ka treguar oscilacione, pasi paraqitja e mirë me Laçin në kampionat, u errësua nga ajo që u pa në fushë ndaj Flamurtarit. Falë investimeve të kryera dhe kushteve të pranuara nga stafi i ri, presidenti Demi, por edhe tifozët e kuq presin një Partizan të denjë për titullin kampion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"