Barazimi me Besën, Gvozdenoviç: Kishim 7-8 raste në fund, të paktën të shënonim një gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 17:38

Barazimi me Besën, Gvozdenoviç: Kishim 7-8 raste në fund, të paktën të shënonim një gol

Ivan Gvozdenoviç “qan” rastet e shpërdoruara dhe sidomos ato në fund. Trajneri priste fitoren në Peqin, ndonëse e pranon që pjesa e parë nuk ishte ndër më të mirat.

GVOZDENOVIC

Gjatë deklaratës së dhënë enkas për “Panorama Sport”, numri një i pankinës së Skënderbeut evidenton: “Jam i kënaqur dhe sidomos nga pjesa e dytë që zhvilloi ekipi. Në të parën, nuk dolëm dot në detyrat e dhëna. Nuk ishte loja që unë doja dhe prisja”.

Teksa analizon me detaje atë që ngjau pas pushimit, shpreh keqardhjen për mungesën e finalizimit. Në aq shumë raste goli sa u krijuan, priste që të paktën një të shkonte drejt rrjetës.

“Në pjesën e dytë dhe sidomos nga fundi i saj, dominuam totalisht. Kemi krijuar 7-8 rate shënimi në mos gaboj. Më vjen keq, sepse të paktën njërin duhet ta kishim finalizuar. Ashtu si rrodhi ndeshja, mendoj se merituam ta fitonim”, përfundoni tekniku i korçarëve, që provoi barazimin pas dy fitoreve në pankinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"