Bajerni dëshiron t’i rrëmbejë një tjetër lojtar Dortmundit, interesohet për yllin e ekipit verdhezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2020 | 13:03

Bajerni dëshiron t’i rrëmbejë një tjetër lojtar Dortmundit, interesohet për yllin e ekipit verdhezi

Jadon Sanço është një nga lojtarët më të mirë te Borusia Dortmund, me të cilët ka treguar paraqitje të shkëlqyera.Jadon-Sancho-1

Si pasojë e paraqitjeve fantastike që anglezi ka treguar me verdhezinjtë, në gjurmët e tij janë vënë skuadra të mëdha kryesisht nga Premier Liga. Megjithatë sipas lajmeve të fundit në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit, është futur edhe Bajern Mynihu.

Këta të fundit e pëlqejnë shumë futbollistin dhe dëshirojnë ta mbajnë në Bundesligë. Nuk do të ishte hera e parë që Bajerni i merr Dortmundit një nga lojtarët më të mirë, pasi më parë të njëjtën gjë ka bërë edhe me Levandovskin, Gëcen dhe Humelsin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"