“Bajern, të jap Championsin”, prezantohet Sane: Ju tregoj lojtarin bavarez që më telefonte çdo ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2020 | 21:25

“Bajern, të jap Championsin”, prezantohet Sane: Ju tregoj lojtarin bavarez që më telefonte çdo ditë

Leroi Sane është një lojtar i Bajernit të Mynihut nga fillimi i këtij muaji. Dje sulmuesi i krahut të majtë u prezantua për herë të parë përpara mediave dhe tifozëve gjermanë. Edhe pse ai kishte dhënë më parë dy intervista për mediat gjermane, Bajerni ende nuk e kishte prezantuar atë zyrtarisht.SANE LEROI

BAJERNI, ZGJEDHJA E PARË

“Ishte një projekt që më bindi sapo dëgjova fjalët e para të Hasan Salihamixhiçit. M’u krijua një ndjesi e mirë dhe në atë moment thashë me vete: Të mos humbas asnjë minutë dhe të nisem për Mynih. Bajerni këmbënguli shumë për mua dhe kjo do të thotë diçka. Edhe shokët e skuadrës te Gjermania bënë të njëjtën gjë. Ai që më bezdiste më shumë ishte Joshua Kimish. Ai më telefononte çdo ditë dhe më pyeste se si po shkojnë gjërat. Por unë e kisha bërë zgjedhjen time, ai ishte Bajerni”.

DITA E PARË NË MYNIH

Ditët e para në Mynih ishin pozitive. U prita shumë mirë nga stafi dhe njerëzit nëpër rrugë më dhanë një ndjesi të mirë. Nuk besoj se do të jetë një problem ambientimi. Disa prej lojtarëve i njoh nga kombëtarja”.

CHAMPIONS-i ME BAJERNIN

“Të fitosh Champions-in është shumë e vështirë. Bajerni ia ka arritur ta bëjë këtë disa herë. Kërkova një sfidë të re pasi këtu e di që kam shanse reale për ta fituar atë trofe prestigjioz. Kjo skuadër luan prej vitesh në nivele të larta, kjo rrit shanset për sukses. Hansi Flik ka krijuar një ambient harmonik. Mund ta shohësh që në fushë, lojtarët zbaviten me njëri-tjetrin. Kjo është shumë e rëndësishme, është rruga e duhur për mua”.sane

KONTAKTE TË HERSHME ME BAVAREZËT

“Kemi pasur bisedime me bavarezët që kur luaja me Shalken. Por në atë kohë në skuadër luanin Roben dhe Riberi, do të kishte qenë e vështirë për mua që të luaja rregullisht. Ndaj zgjodha një rrugë tjetër. Kalimi në Angli ishte vendimi i duhur pasi aty mësova shumë gjëra të rëndësishme. Nuk më ka mbetur peng, fakti që nuk erdha më herët këtu në Mynih. Por kjo i përket së shkuarës, tani jam i lumtur dhe mezi po pres të nis sezonin e ri me fanelën e Bajernit. Do të jetë diçka shumë e bukur të luash në Allianz Arena”.

KONTRIBUTI NË SKUADËR

“Nëse jap maksimumin dhe bëj atë që di, atëherë kjo do të mjaftojë për të dhënë kontributin tim në skuadër. Dua ta ndihmoj skuadrën që të fitojë më me lehtësi. Jam në pikun e karrierës sime. Te Bajerni luajnë prej vitesh lojtarë të nivelit të lartë. Mjafton të shohësh sulmin. Këtu ka shumë kampionë bote dhe Champions-i, gjithçka do të jetë më e lehtë për mua”.leroi sane

POZICIONI

“Janë disa pika, të cilat mund t’i përmirësoj. Luaj shumë në krahun e majtë dhe përdor atë këmbë, por dua dhe mund të përmirësoj edhe atë të djathtin. Për sa i përket pozicionimit, kam mësuar shumë te Siti. Këto dua t’i vë në shërbim të skuadrës. Por gjithsesi do të jetë trajneri ai që do të vendosë për këtë gjë.”.

FLIK

“Kam ndjekur me vëmendje sezonin e fundit të Bajernit. Puna e trajnerit Hansi Flik ishte më të vërtetë mbresëlënëse. Ai ishte i qartë në ato që donte të fitonte me skuadrën dhe ia arriti. Kjo mënyrë drejtimi më pëlqen shumë. Jam i bindur që së bashku do të bëjmë një punë të mirë te Bajerni”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"