Bajern-Real, një klasike urrejtjeje. Ja disa nga deklaratat më pikante mes protagonistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2018 | 16:53

Bajern-Real, një klasike urrejtjeje. Ja disa nga deklaratat më pikante mes protagonistëve

Bajern-Real Madrid është një klasike e futbollit europian, që është “luajtur” shpeshherë edhe jashtë fushës së lojës. Deklaratat mes palëve kanë qenë të forta dhe kanë sjellë urrejtje. Në Mynih ndihen të vjedhur nga madrilenët, por historia ka nisur që me Kahnin e Salihamixhiçin. Këto janë disa nga deklaratat më pikante.

bajern real madrid

Arturo Vidal: Është shumë e rëndë të vjedhin kështu siç e bëri Reali i Madridit. (Kiliani u ndëshkua me të kuq dhe mendoi se ishte tendencioze).

Tomas Myler: Në Madrid kemi luajtur 10 kundër 14.

Rumenige: Madridi na eliminoi me ndihmën e arbitrit, kështu që unë në finale do të bëj tifo për Juventusin. (Rebelimi i administratorit të përgjithshëm pas gjysmëfinales së vjetshme).

Salihamixhiç: Reali e bën në brekë kur sheh që përpara i del Bajerni i Mynihut.

Rumenige: Realit duhet t’i bëjmë një dush të ftohtë. Mynihu është gati për këtë. (Ndeshja përfundoi 0-4 për Realin).

Otmar Hicfeld: Të zgjedhës Zidanin si trajner të Realit, është një gafë shumë e rëndë që bënë drejtuesit. (Trajneri gjerman ishte skeptik për francezin. Ndoshta duhet t’i tërheqë fjalët e tij).

Uli Hënes: Kaq shumë borxhe që ka Reali, ndonjë ditë do të konfiskojnë stadiumin “Bernabeu”. (Presidenti i Bajernit nuk e pëlqen merkaton dhe shifrat e çmendura që shpenzojnë spanjollët).

Manuel Nojer: Nuk e dija që Serxho Ramosit i pëlqejnë t’i godasë penalltitë jashtë kuadratit të portës. (Nojer bëri ironi me goditjen e tij të gabuar të 11-metërshit me topin që përfundoi shumë mbi traversë).

Manuel Nojer: Unë nuk jam nga ata tipa që postoj foto me brekë. (Kapiteni bavarez nuk i pëlqen postimet e yllit portugez në rrjetet sociale).

Oliver Kahn: Ronaldo është duke u plakur dhe nuk më pëlqen më. Më shumë po shoh barkun e tij sesa atë të gruas time. (Ish-portieri gjerman kritikon Kristianon për fotot që publion me muskuj).

Iker Kasijas: Kahn nuk ka respekt për të tjerët. U zhgënjeva shumë prej tij. (Kjo ishte deklarata që bëri ishportieri i Realit, pasi ai i Bajernit nuk i dha fanellën, edhe pse e kishin vendosur diçka të tillë përpara ndeshjes).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"