Aventurë e re për Uerdi Marën, ish-mesfushori i Skënderbeut transferohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 14:37

Aventurë e re për Uerdi Marën, ish-mesfushori i Skënderbeut transferohet te skuadra e…

Ish-mesfushori i Skënderbeut, Uerdi Mara do të vijojë karrierën në elitën e futbollit bullgar. 24-vjeçari është huazuar së fundmi nga skuadra turke e Ankara Keciorenguçu te Beroe.

uerdi mara

Kujtojmë që në merkaton e verës, Mara u transferua nga Skënderbeu drejt ekipit turk, për shumën e 150 mijë eurove, ndërkohë që në gjysmën e parë të sezonit me Keciorenguçu, mesfushori u aktivizua 9 ndeshje ku gjeti edhe një gol.

Me transferimi te Beroe, futbollisti maliqar, kërkon të ketë më shumë minuta në këmbët e tij. Ekipi i ri i Marës, renditet në vendin e 11-të në kampionat, teksa ka si objektiv mbijetesën.

Vlen të theksohet fakti se me fanellën e Skënderbeut, futbollisti 24-vjeçar, u aktivizua 110 ndeshje, ku shënoi 4 gola si dhe regjistroi 8 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"