Austriakët për tabunë, “Djalli” kërkon… pikën/ Ja statistikat interesante të sfidës Milan-Salcburg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2022 | 20:43

Austriakët për tabunë, “Djalli” kërkon… pikën/ Ja statistikat interesante të sfidës Milan-Salcburg

– Milani është i pamposhtur në tri ndeshjet europiane kundër Salcburgut (2F, 1B), të gjitha në Ligën e Kampioneve. Pas fitores së dy ndeshjeve të para kundër klubit austriak, përballja e fundit më 6 shtator përfundoi 1-1.

MP_Olivier_Giroud_milan_vs_Noah_Okafor_salzburg

– “Djalli” ka regjistruar vetëm një humbje në 12 ndeshje kundër skuadrave austriake në garat europiane (8F, 3B), duke mbetur i pamposhtur në tetë të fundit (6F, 2B). Përveç kësaj, kuqezinjtë nuk kanë humbur kurrë në ndeshjet në shtëpi kundër formacioneve austriake (4F, 1B), duke shënuar 19 gola në pesë ndeshje (mesatarisht 3.8 çdo 90 minuta).

– Kuqezinjtë kanë fituar dy nga katër ndeshjet e fundit të Champions-it (2P) dhe mund të arrijë dy fitore radhazi në turne për herë të parë që nga tetori 2011. Megjithatë, kampionët e Italisë kanë pësuar gola në të gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions – nuk kanë regjistruar një seri më të gjatë në ndeshjet në shtëpi në turne që nga nëntori 2002 (15 ndeshje).

– Të 15 golat e Salcburgut në Ligën e Kampionëve me Matias Jaisle në stol janë shënuar nga lojtarë të moshës 23 vjeç e poshtë. Klubi austriak në fakt ka futur në fushë skuadrat startuese me moshën mesatare më të ulët në këtë Ligë të Kampionëve (22 vjeç e 279 ditë).

– Milani ka shënuar tetë gola në këtë Ligë të Kampionëve: hera e fundit që ata shënuan më shumë në një fazë të vetme grupore në turne ishte në sezonin 2011-’12 (11), ndërsa sezoni i fundit në të cilin ata shënuan të paktën tri fitore ishte në 2007-’08 (4 në atë rast).

– Me golin ndaj Dinamos së Zagrebit, Olivier Zhiru u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar 20 gola në Ligën e Kampioneve (36 vjeç e 25 ditë). Francezi mund të shënojë në dy ndeshje radhazi në turne për herë të parë që nga dhjetori 2020 kur diçka të tillë e bënte me fanellën e Çelsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"