Atletiko Madrid-Barcelona 2-0/ Notat për skuadrat

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 14, 2016 | 9:24

La Liga Lajme Flash Liga e Kampioneve

Atletiko Madrid-Barcelona 2-0/ Notat për skuadrat

ATLETIKO MADRID griezmanJan OBLAK 6,5 – I kujdesshëm kur e thërriti detyra, veçanërisht në daljet ajrore. Oblak është, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës…

HUANFRAN 6 – Më pak disheza në krah të djathtë se zakonisht, por asnjë hezitim në prapavijë. Luftarak! Lukas

HERNANDEZ 7 – Pjesë e garantuar e mburojës për të ndalur tredhëmbëshin më të fortë të botës në moshën 20-vjeçare: Askush të mos e zgjojë Lukasin…

Diego GODIN 7 – Pak i bukur dhe aspak elegant, por jashtëzakonisht efikas. Simbol i “cholismi”-t në botë.

FILIPE LUIS 7 – I kishte hedhur benzinë zjarrit në vigjilje me deklaratat e forta. Në fushë ishte një bishë: Është i tij helmi që detyron Iniestën të shkaktojë penalltinë.

Saul NIGUEZ 6,5 – Gjenial asisti me të jashtmen i mbrojtësit të majtë për Grizmanin.

GABI 7 – Kapiteni i guximshëm zgjidh situatat e përgjakshme në zonë me ndërhyrje kurajoze, por Ricoli e fal në prekjen e topit me dorë në minutën e 91-të. Megjithatë, kjo nuk ia zbeh aspak paraqitjen.

KOKE 6.5 – Më mirë në pjesën e parë të ndeshjes kur shkëlqen skenën me aksione të nivelit të lartë. Në pjesën e dytë shtrëngon dhëmbët dhe lufton për kauzën e përbashkët.

AUGUSTO FERNANDEZ 6,5 – I çmuar kontributi i tij përpara mbrojtjes. Ka pasur një arsye përse Simeone e kërkoi me çdo kusht. Shpirt sakrifice!

FERREIRA KARRASKO 6,5 – Vazhdon të tregojë formën e tij të jashtëzakonshme fizike. Kur niset në kundërsulm shkakton dhimbje te kundërshtari. I rrezikshëm edhe në goditje. I konfirmuar (74′ TOMAS 6 – I dobishëm në kauzë dhe një forcë e freskët në momentin më të vështirë të ndeshjes). Antuan

GRIZMAN 8 – 10 gola në 10 ndeshjet e fundit. Bën gjithnjë gjënë e duhur. Kurrë një prekje të tepruar të topit. Efikas dhe një vrasës me fytyrë engjëlli. Thjesht i pamarkueshëm. (87′ KORREA, pa votë).

Trajneri Diego SIMEONE 7,5 – Prova e radhës e kaluar me sukses: Atletiko e tij arrin të ndalë edhe Barcelonën e Enrikes, e cila konsiderohej një tabu e vërtetë. I vetëdijshëm për inferioritetin në armët teknike, përdor mjetet e tij: skuadra mbrohet me rregull pa e humbur kurrë kompaktësinë mes linjave të reparteve dhe goditur me efikasitet.

BARCELONA

Marl-Andre TER-SHTEGEN 5,5 – Grizman godet një penallti jo të parezistueshme, por në të njëjtën kohë shpëtohet edhe nga traversa, kundrejt një goditjeje të Godin.

Dani ALVESH 4,5 – Grizmani i humbet markimit të tij në rastin e golit të parë dhe pas atij momenti nuk korrigjohet, madje shndërrohet në një barrë për ekipin. Jo më kot, në të 64-ën e zëvendë- son Serxhi Roberto (nota 5.5), ndonëse i riu nuk ofron peshën e duhur në fushë.

Gerard PIKE 6 – Provon gjithmonë të karikojë ekipin, por edhe ta ndihmojë atë edhe në tentativat ofensive, duke vënë në sulm peshën dhe centimetrat e tij. Ndoshta meriton notën e më të mirit në ekip, për shpirtin luftarak që tregoi.

Havier MASKERANO 5,5 – Këtë herë nuk e bën siç duhet rolin e “Shefit” në mbrojtje, duke vibruar më shpesh seç duhej përballë kundërsulmeve të Atletikos.

Hordi ALBA 5 – Në rënie fizike të vazhdueshme, të cilën e tregoi edhe dje. Nëse shpesh na ka mësuar teksa fluturon në korsinë e majtë, dje u mjaftua vetëm duke ecur.

Andres INIESTA 5 – Tepër, shumë gabime, edhe për një iluzionist si ai. Shkakton me dashje faullin e penalltisë që do t’i dhurojë dyfishimin e rezultatit Atletikos, një gjest në minutat e fundit, i cili pasqyroi qartë natën që përjetoi Barcelona. Shumë e shëmtuar për të qenë e vërtetë.

Serxho BUSKETS 4,5 – Sozia e shëmtuar e lojtarit që në të vërtetë është. Nuk xhiron siç duhet në mesfushë dhe e gjithë skuadra e ndien mungesën e digës që ai ngre gjithmonë. Gabime banale, të cilat nuk i falen një gjiganti si ai.

Ivan RAKITIÇ 5 – I vakët dhe aspak konstant. Zero impakt në ndeshje, gjithmonë mes turmave, ndërkohë që detyra ishte të shmangej prej tyre. Arda Turan (nota 5.5) e zëvendëson në të 64-ën, por pas disa minutave të para pozitive, vërshëllimat e ishtifozerisë e shuajnë.

Lionel MESI 5 – Mundohet të vishet edhe në rolin e mbrojtësit të krahut, kur që në minutat e para lëshohet në një rrëshqitje kundrejt Karraskos, por në asnjë nuk arrin që të ndërrojë ritmin e lojës së tij. Duket kontrofigura e vetes së tij, i shuar, i pafuqishëm, për asnjë moment nuk shkel zonën rivale me këmbë.

Luis SUAREZ 5 – Dy të djathta të “shfryra” nuk trembin Oblakun, një bërryl i pastër që i nxin syrin bashkatdhetarit Godin dhe vetëm kaq për një “vampir” të zonës së ai.

NEJMAR 5,5 – Ndeshje tepër e vështirë, duke parë “trajtimin” që i bëjnë mbrojtësit rivalë, të cilët nuk bëjnë komplimente kur i duhet ta shtrijnë me forcë në tokë. Ai braziliani nuk tremb Oblakun. Trajneri

LUIS ENRIKE 5 – Barcelona e tij “shfryhet” në pjesën më të nxehtë të sezonit. Dhe ndoshta ky është limiti më i madh i versionit të lojës “tiki-taka”, të cilin pa formën e duhur fizike dhe frymëzimin e nevojshëm është e pamundur ta bësh. Dhe fakti që kjo Barcelonë nuk di të luajë një tjetër stil lojë, është një handikap të cilin e pagoi.



www.minuta90.com