Atalanta zhgënjeu në shtëpi ndaj Midtjulland, shikoni statistikat dhe notën e Berat Gjimshitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 23:22

Atalanta zhgënjeu në shtëpi ndaj Midtjulland, shikoni statistikat dhe notën e Berat Gjimshitit

Atalanta zhgënjeu në shtëpi ndaj danezëve të Midtjulland, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e parafundit të grupeve të Champions-it.

gJIMSHITI

Titullar në këtë përballje ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili bëri një paraqitje deri diku pozitive, teksa u vlerësua nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, me notën 6.9. Gjimshiti qëndroi në fushë 90 minuta, duke fituar 5 nga 8 duelet me kundërshtarët.

Për sa i përket fatit të skuadrës italiane, bergamaskët, do të luajnë ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Ajaksit. Një finale e vërtetë nga ku do të varet kualifikimi. Atalanta luan në këtë takim për 2 rezultatet për fitore dhe barazim.

STATISTIAKAT DHE VLERËSIMI I “SOFA SCORE” EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”:

Sofa Score Gjimshiti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"