“Ata më kërcënuan”, mbrojtësi boshnjak “plas bombën”: Më kërkuan të trukoja ndeshjen e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 23:54

“Ata më kërcënuan”, mbrojtësi boshnjak “plas bombën”: Më kërkuan të trukoja ndeshjen e…

Futbollisti boshnjak, Ognen Vranjes, në një intervistë për një kanal serb ka plasur një bombë të vërtetë teksa shprehet se shumë ndeshje trukohen në futboll.

aekkkk

Vranjes flet se si një person i kishte ofruar atij të trukonte një ndeshje e në kohën kur luante tek AEK-u në Greqi, dhe rrëfen momentin e kërcënimit e më pas se si e vuri në dijeni klubin.

A keni qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë ndeshje futbolli që ka qenë e manipuluar?

Nuk mund ta konfirmoj që kam luajtur një ndeshje që e dija që ishte e manipuluar. Kur kam luajtur në Greqi, u përfol shumë se disa sfida në kampionat ishin të manipuluara, por unë nuk kam qenë në dijeni. Jam kundër këtyre gjerave mafioze.

A ju ka ndodhur ndonjë herë që dikush t’ju ketë ofruar një marrëveshje për manipulim ndeshjeje?

Kam pasur një rast kur kam luajtur për AEK-un në Greqi. Një natë po qëndroja në shtëpinë time dhe më ra telefoni. Mu prezantua si një menaxher futbolli nga Serbia. Ai u përpoq të më manipulonte. Ishte një ndeshje kur Presidenti i PAOK, Savidis nxori armë në fushën e lojës. Ishte një ndeshje për titullin e kampion grek midis PAOK dhe AEK në vitin 2018. Ai u përpoq të më kërcënonte, unë nuk rashë dakord me të dhe informova presidentin e klubit për këtë gjë, ai më pas reagoi.

aekkk

Çfarë ju tha zotëria në telefon?

U përpoq në çdo mënyrë të më bindte. Ai filloi me një bisedë të këndshme dhe pastaj filloi të më kërcënonte se njerëzit e tij do të vinin në Selanik për të më kërkuar mua. Unë u thashë atyre, ejani dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.

A kishit frikë?

Nuk u tremba në asnjë moment, sepse e di kush është presidenti i klubit tim. Vetëm ata mund të ishin me humbje, por jo unë. Kam dëgjuar nga miqtë e mi se u zhvillua një ndeshje e madhe, finalen e Kupës UEFA, ndërsa ishte ende një garë.

A keni biseduar me futbollistë të tjerë, trajnerë, gjyqtarë, menaxherë për kësi lloj rastesh? Cilat janë përvojat e tyre?

Nuk kam folur shumë sepse nuk më ka interesuar vërtet. Për mua, paratë nuk janë asgjë në jetë. Nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e parave dhe kaq. Në qoftë se do të shisnit veten, do të shisnit ekipin tuaj, trajnerë, mijëra tifozë që u japin mbështetje të madhe lojtarëve. Nuk ka para për të cilat unë do të shisja fytyrën time.

Keni luajtur ndonjëherë skedina?

– Unë kurrë nuk kam luajtur një biletë në jetën time.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"