Asnjë fitore në 6 javë, Çela: Ndaj Laçit të futemi me besim të madh në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2017 | 12:26

Asnjë fitore në 6 javë, Çela: Ndaj Laçit të futemi me besim të madh në fushë

Lushnja është e vetmja skuadër e Superiores që nuk e ka shijuar ende shijen e fitores në kampionat. Skuadra verdhejeshile ndodhet në vendin e fundit me dy pikë, por është vetëm një fitore larg vendit të tetë. Një nga “veteranët” e verdhejeshilëve, Gentian Çela, në prag të ndeshjes ndaj Laçit, është shprehur:

Cela

“E rëndësishme është që ekipi të jetë i bindur për ta fituar ndeshjen. Duhet të zbresim me besim të madh në fushë. Një fitore do të thotë shumë për Lushnjën në këto momente, pasi mendoj se në këto gjashtë javë ekipi ka merituar më tepër”, u shpreh mesfushori.

Precedentët

Në pesë sfidat e fundit në “Roza Haxhiu”, tri të vlefshme për Kategorinë Superiore dhe dy për të Parën, Lushnja njeh katër fitore dhe një barazim. Për herë të fundit, lushnjarët kanë fituar më 18 shtator 2013, 1-0, me golin e Alban Byzhytit. Barazimi i fundit në “Roza Haxhiu” i përket 18 shtatorit të 2004-ës. 1-1, me golat e Ervin Likës së Lushnjës dhe Xhejms Osujit të Laçit.

Vetëm një gol dhe një pikë për laçianët në pesë transfertat e fundit në “Roza Haxhiu”, ku spikat një fitore, 5-0, e verdhejeshilëve, më 2 shkurt 2005, me golat e Arlind Norës, Klodian Arbrit(2), Edmond Dalipit dhe Fatjon Sefës.

“Dëmtimet e disa lojtarëve na kanë penalizuar pak, por mendoj që ekipi i ka mundësitë, kapacitetet dhe vendosmërinë për të fituar. Ekipi është përgatitur seriozisht dhe me dëshirën që kemi, me mbështetjen që na jep tifozëria jonë besojmë se do ta kalojmë me sukses”, u shpreh koordinatori Çobani.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"