Asnjë eksperiment/ Mançini shuan dyshimet e fundit, Emerson merr “spaletat” në korsinë e majtë. Ja formacioni i mundshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2021 | 15:30

Asnjë eksperiment/ Mançini shuan dyshimet e fundit, Emerson merr “spaletat” në korsinë e majtë. Ja formacioni i mundshëm

Kombëtarja e Italisë ka bërë një seancë të parë mëngjesin e djeshëm në Koverçano, përpara se të nisej dhe të mbërrinte në Angli pak pas mesditës. Pas drekës së konsumuar në hotelin që kishin prenotuar, të kaltrit kanë vendos që të bëjnë një tjetër seancë formale në stadiumin “The Hive”, në provincën e Lutonit. Aty Roberto Mançini dhe stafi i tij kanë shuar të gjitha dyshimet pas dëmtimit të Leonardo Spinacolës.

italia

Por, nëse fillimisht ishte menduar për një eksperiment, duke spostuar Di Lorencon në të majtë dhe me Toloin djathtas, duke sjellë në një mënyrë të fshehur edhe një ndryshim taktik nga 4-3-3 në një 3-4-3, në fund duket se me të mbërritur në këtë pikë, nuk ka nevojë për prova të kota.

Vendin e Spinacolës në korsinë e majtë do ta marrë zëvendësi i tij natyral, Emerson Palmieri. Italobraziliani, i cili luajti nga minuta e parë vetëm në ndeshjen e fundit të grupeve kundër Uellsit, do të ketë shansin e madh që të tregojë se vlen njësoj sa “kapiteni” i tij i rolit, por në pritje për të parë se çfarë do të ofrojë Emerson, e sigurt është që ai nuk do të vuajë emocionet. Edhe pse bëhet fjalë për një gjysmëfinale, 26-vjeçari do të jetë ndër ata që nuk ka pse t’i trembet atmosferës së “Uemblit”.

Ai luan për Çelsin në Angli, është një londinez prej 3 vitesh tashmë, ndaj e di mjaft mirë se çfarë përfaqësojnë impiantet angleze. Kjo do të jetë një ndihmë më shumë për Emersonin, nga i cili do të jenë të kthyer shumë sy. Ndërkohë, për sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, skuadra që fiton nuk ndryshohet.

BARELA ITALIA 1

Në mesfushë është e sigurt trioja Zhorzhinjo, Verrati e Barela që shkëlqeu ndaj Belgjikës, por me Lokatelin dhe Pesinën që janë të parët nga stoli, që presin të japin kontributin nëse do t’u kërkohet. Ndërsa në repartin e sulmit, në rast se për Lorenco Insinje dhe Federiko Kiezën pati vetëm komplimente, u shtuan dyshimet për prezencën nga minuta e parë e Imobiles.

Ndeshja shumë e dobët e bërë ndaj Belgjikës vuri realisht në rrezik bluzën e tij të titullarit ndaj Spanjës, por siç e tha edhe vetë në konferencën për shtyp Roberto Mançini, Beloti apo qoftë Berardi që kishin shpresuar për të qenë titullarë, duhet të presin vazhdimësinë e takimit, pasi do të jetë sërish Imobile “pyka” e linjës ofensive.

IT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"