Askush si ai te Barcelona, De Jong nuk njeh limite për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 12:22

Askush si ai te Barcelona, De Jong nuk njeh limite për…

Që nga dita kur Barcelona vendosi në rutinën e saj të përditshmërisë teknologjinë për të kontrolluar parametrat fizikë dhe rezistencën e futbollistëve, askush nuk kishte parë ecuri kaq fantastike sa mesfushori holandez, Frenki De Jong.

de jong

Brenda dhomave të zhveshjes së katalanasve thonë se holandezi ka karakteristikat e një atleti total dhe zotëron një fizik të privilegjuar. Në të gjitha testet fizike të fazës përgatitore, në miqësore, në stërvitje dhe në ndeshjet zyrtare, mesfushori ka parakaluar gjithmonë vetveten dhe duket se nuk do të ndalet. Ai është lojtari që vrapon më shumë se të tjerët, edhe pse mënyra se si luan të tregon të kundërtën.

Është ai që ka kapacitetin më të madh aerobik për të bërë sforco, ai që rikuperohet më shpejt sesa të tjerët, ai që ka më shumë rezistencë dhe prek topa. Të gjitha këto të dhëna e shndërrojnë atë në futbollistin më të kompletuar të skuadrës së Barcelonës. Ernesto Valverde e aktivizon gjithmonë si titullar dhe ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës në këtë sezon. Për këtë fakt, Rakitiç dhe Buskets e kanë pësuar dhe shpeshherë kanë qëndruar në stol. Përpara ndeshjes me Bjellorusinë, De Jong tha se duhet të përmirësohen. “Irlanda ishte e fortë, por ne mund të bëjmë më mirë. Unë, ashtu si e gjithë skuadra, duhet që të përmirësohemi”, tha mesfushori i Barcelonës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"