“Askush nuk është Mesi, në fushë luan Shqipëria”, flet Reja: Në Kombëtare nuk ka revolta, më vjen keq për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 23:30

“Askush nuk është Mesi, në fushë luan Shqipëria”, flet Reja: Në Kombëtare nuk ka revolta, më vjen keq për…

Shqipëria do të luajë ditën e nesërme me Andorrën në stadiumin “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë tekniku i kuqezinjve, Edi Reja, i cili ka sqaruar situatën e Xhakës dhe ka vënë theksin te grupi. Sipas tij, askush nuk duhet të jetë mbi grupin dhe të pranojë kushtet. Gjithashtu për ata që futen në fushë Reja, shprehet se duhet të japin maksimumin!

d47430e2-fc2c-4ca5-be2f-97e10fd33263

Ndeshja me Andorrën?

“Kam një skuadër me djem inteligjent. Ia kam transmetuar se pika jonë e referimit është ndeshja me Andorrën. Duhet të kemi një rritje nga ana mentale. Nuk duhet nënvlerësuar kjo ndeshje, duhet të japim 110% të kapacitetit tonë”.

Mungesa e Cikalleshit?

“Siç e dini Cikalleshi na ka dhënë një rendiment në ndeshjet që ka luajtur. Kemi në kontingjentin tonë 5 sulmuesë. Kemi Kamberin, Manajn, Uzunin. Sulmuesit tanë kanë të njëjtin nivel dhe karakteristika të njëjta. Unë do të vendos nesër duke parë gjendjen më të mirë fizike. Kushdo që do luajë do të japë maksimumin. Kemi dhe Seferin dhe Balajn, që janë shumë të rëndësishëm. Kemi djemë të tjerë që do japin më të mirën ashtu si Cikalleshi”.

Mungesa e Xhakës?

“Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen e fundit në  Zvicër kishte marrë një dëmtim muskulor, në 10 minutat e fundit. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse një lojtar nuk ndihet në 100% do ta lejojmë të pushojë dhe të rimëkëmbet nga ky dëmtim. U mbyll kjo.

Të sulmojmë më shumë me një skemë tjetër?

“4-3-3 është moduli im i preferuar, e kam thënë më para. Por me 3-5-2 ne kemi dy sulmuesë qendror, dy anësorë që sulmojmë dhe dy mesfushorë qendre. Kështu që kemi më shumë mundësi të sulmojmë. Nëse nuk ke dy sulmues krahu të shpejtë dhe dy mbrojtës krahu është e vështirë. Është e vështirë, pasi nuk kemi shumë kohë, për të provuar modul të ri. Ndihemi mirë me këtë modul dhe djemtë mund të arrijnë rezultate më të mira. Shpesh mendohet se kur luan me 5 mbrojtësa, je difesniv. Por varet nga filozofia. Lojtarët tanë të krahëve Trashi, Hysaj dhe Lenjani kanë shumë detyra sulmuese. Ky lloj moduli  nuk duhet konsideruar shumë difensiv. Mënyra se si sillemi ne në fushë tregon se tentojmë të sulmojmë më shumë”.

Debutimet e Seferit dhe Kamberit?

“Që të dy këta lojtarët mund të aktivizohen. Kamberi ka ardhur nga një dëmtim dhe ka bërë një punë të diferencuar. Nëse ai është mirë, do të luajë pasi dua t’i njoh pak më shumë”.

Moment i vështirë për mesfushën dhe situata e Xhakës?

“Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër, që na lejon të kemi shumë opsione. Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë. Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid. Nëse përmendim rastin e Eros Grezdës, më vjen shumë keq sepse ishte një lojtar me potencial të madh, por ai nuk pranoi disa situata që u kriijuan në grupin tonë dhe vendosi të mos pranojë ftesën tonë më mbrapa. Mbi të gjitha është Shqipëria dhe kush mendon se është Mesi, për të nuk ka vend në fushë. Rëndësi ka grupi dhe pastaj ka individi”.

Revolta e lojtarëve?

“Në të vërtetë nuk ka çështje apo revolta. Ka lojtarë që tërhiqen vetvetiu pasi nuk pranojnë vendimet. Ka lojtarë që pranojnë të luajnë në disa pozicione dhe jo në pozicionin natyral. Unë bëj zgjedhje dhe duhet të jemi një familje. Çdo problem duhet të zgjidhet brenda grupit, nëse nuk ndodh atëherë ka probleme. Gazetarët janë ata që mundohen të nxjerrin diçka që nuk është. Unë dua që në çdo ndeshje të luhet me 110%, të jepet maksimumi dhe mos të ketë lojtarë që futet pa motivacion dhe grintë. Takohemi rrallë herë për t’i dhënë minuta. pas kësaj ndeshje, do të takohemi në mars dhe duhet motivacion. Janë qindra e mijëra shqiptarë që na ndjekin me pasion edhe në Itali dhe e shohin Kombëtaren si dritë dhe duhet të ndjekin ekipin e tyre”.

Mesazh për tifozët?

“Nëse do ishte në dorën time, do trokisja derë më derë  dhe shtëpi më shtëpi, për të na ndjekur në ndeshjen ndaj Andorrës. uhet konsideratë për skuadrën sepse po bën lojë të mirë, por shënon dhe normalisht kërkoj që për këta djem që japin maksimumin të ketë më shumë konsideratë pavarësisht se kush është rivali. E përsëris, për ata që kanë mundësinë, pasi është dhe ditë pune, i ftoj të na ndjekin ndaj Andorrës. Për Francën do të flasim, pas ndeshjes me Andorrën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"