As e blen dhe as nuk dëshiron ta largojë, zbulohet çfarë i ka kërkuar Bajerni Interit për Perisiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 17:08

As e blen dhe as nuk dëshiron ta largojë, zbulohet çfarë i ka kërkuar Bajerni Interit për Perisiç

Bajerni i Mynihut vazhdon të bëjë presion ndaj Interit lidhur me blerjen e mundshme definitive ose jo të Ivan Perisiçit.

Perisic

Mesfushori ofensiv kroat ka mbërritur në Bavari në formë huazimi, por fakti që zikaltrit nuk kanë pranuar ofertën e fundit prej vetëm 10 milionë eurosh të bërë nga kampionët e Gjermanisë (italianët këmbëngulin për të paktën 15 milionë), drejtuesit e klubit nga Mynihu i kanë bërë dje ofertën e radhës administratorit Xhuzepe Marota: rinovimin e kontratës së huazimit edhe për një tjetër sezon me Ivan Perisiçin, me Bajernin që do të rikonfirmojë të njëjtën shumë prej 5 milionë eurosh, të cilën pagoi për ta sjellë në skuadër nga Milano, verën e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"