Arsenali rilind me Mikel Artetën, do renditej i 3-ti në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 19:49

Arsenali rilind me Mikel Artetën, do renditej i 3-ti në Premier Ligë

Mikel Arteta ka transformuar rezultatet e Arsenalit që kur zëvendësoi në stol Unai Emerinë në dhjetor. Bazuar në rezultatet prej 1 janarit 2020, “Topçinjtë” do të renditeshin në vend të tretë në klasifikimin e Premier Ligës. Londinezo-veriorët janë mundur vetëm dy herë këtë vit kalendarik, mesatarja më e ulët së bashku me kampionët e Liverpulit.

Arteta Arsenal

Shtatë fitoret e tyre në këto 13 ndeshje, përfshijnë triumfet kundër Junajtidit, Evertonit dhe Uolvesit, duke grumbulluar 25 pikë, po aq sa edhe kampionët e sezonit të shkuar, Siti.

Në vend të parë do të renditej Liverpuli (34 pikë). Dhe vetëm Siti, Liverpuli dhe Junajtid kanë një golavarazh më të mirë sesa Arsenali (+12). “Topçinjtë” renditeshin në gjysmën e poshtme të klasifikimit kur Emeri u shkarkua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"