Arsen Venger i bindur: Shkëlqimit të Mesit dhe Ronaldos po i vjen fundi, ju tregoj dy pasardhësit e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2020 | 13:00

Arsen Venger i bindur: Shkëlqimit të Mesit dhe Ronaldos po i vjen fundi, ju tregoj dy pasardhësit e tyre

Pas më shumë se 15 vitesh dominim në arenën e futbollit, duket se këto do të jenë vitet e fundit të shkëlqimit të 2 top lojtarëve të momentit, Mesi dhe Ronaldo.befunky-collagekentriki

Por ish-trajneri i Arsenal, Arsen Venger ka parashikuar dhe se kush mund t’i pasojë ata pas pensionimit. Ronaldo është 35 vjeç teksa Mesi është drejt 33 vjeç, por Venger sheh Mbapenë dhe Nejmarin si lojtarët idealë që mund të marrin stafetën pas tyre.

“Asnjëherë nuk kemi parë lojtarë si Mesi dhe Ronaldo. Me cilësitë që ata kanë, bëjnë gjëra të veçanta edhe në situata të vështira. Sidoqoftë dominimi i tyre po merr fund.Nejmar Mbape

Brezi i ri po vjen dhe pasardhësit e tyre po luajnë së bashku te PSG-ja. Nejmar dhe Mbape do dominojnë në të ardhmen, pasi po bëjnë shumë mirë që tani.”, u shpreh Venger.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"