Arrihet akordi, Obamejang tek Arsenali për 63 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2018 | 9:54

Arrihet akordi, Obamejang tek Arsenali për 63 milionë euro

Më në fund duket se po shkon drejt zgjidhjes edhe enigma e transferimit të PierrEmerik Obamejangut gjatë kësaj merkatoje. Mediat gjermane e bëjnë të përfunduar transferimin e sulmuesit të Borusias së Dortmundit drejt Arsenalit. 28-vjeçari, i cili u rikthye në skuadrën e Peter Shtëgerit ndaj Frajburgut në fundjavë, pasi ishte lënë jashtë në dy takimet e para të skuadrës për vitin 2018, do të transferohet në “Emirates” për shifrën e 63-65 milionë eurove.

Obamejang gol me penallti

Lajmin e konfirmon, veç shumë burimeve vendëse, edhe revista “Kicker”, e cila shkruan se akordi mes klubit gjerman dhe anglez është arritur rreth kësaj shifre, ndërsa po negociohen vetëm detajet e fundit të marrëveshjes së transferimit. Arsen Venger ka bërë ofertën e tretë të përmirësuar pas refuzimit të dy të parave dhe duket se Dortmundi hoqi dorë nga shifra e panegociueshme e 70 milionë eurove.

Ata shpresonin të transferonin në drejtim të kundërt Olivie Zhirunë, por sulmuesi francez nuk pranoi të kalojë në Bundesligë sepse dëshiron të qëndrojë në Londër, ku ka shfaqur interes Çelsi. 35 milionë paund është çmimi që kanë vendosur “topçinjtë”. Surpriza e orëve të fundit është Miçi Batshuaji.

Aubameyang-Giroud

Sulmesi 24-vjeçar i Çelsit pritet të jetë zëvendësuesi kryesor për gabonezin. Ai do të vijë në fillim në formën e huazimit e më pas, në qoftë se bind drejtuesit e Dortmundit, mund blihet përfundimisht. Ndërkohë, Obamejang duhet të japë llogari për mungesën që sipas tij ishte e justifikuar, në procesin gjyqësor që zhvillohet në Gjermani për atentatin e ndodhur vitin e kaluar përpara ndeshjes në Ligën e Kampioneve kundër Monakos.

Aubameyang-1

Prokurorët e çështjes nuk besojnë në alibinë e sulmuesit, i cili pretendon që ka pasur probleme shëndetësore mbas takimit me Frajburgun, i luajtur ditën e shtunë në orën 15.30, ku vendësit vuajtën deri në minutën e fundit për të marrë një barazim zhgënjyes, që i largon për momentin jashtë zonës së Champions-it.

Duket se historia e lavdishme ne Vestfahlen ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme për sulmuesin 28-vjeçar, i cili ishte prej disa sezonesh një nga idhujt e tifozëve të Borusias.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"