Arrihet akordi me futbollistin, Junajtid përgatit përforcimin në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 19:48

Arrihet akordi me futbollistin, Junajtid përgatit përforcimin në merkato

Junajtid ka arritur akordin me mesfushorin portugez, Bruno Fernandez, i cili pritet të bashkohet me anglezët në këtë merkato.


bruno-fernandes-2-e1560613229320

Sipas asaj që raporton “ESPN”, Junajtid ka arritur akordin me futbollistin dhe tashmë po tentojnë të bindin Sporting Lisbonën, të cilët zotërojnë edhe kartonin e futbollistit.

Thuhet se “Djajtë e Kuq” kanë ofruar 60 milionë euro për të marrë shërbimet e futbollistit, një ofertë e cila konsiderohet e ulët nga klubi portugez, të cilët kërkojnë të paktën 80 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin. Tashmë pritet vetëm akordi mes palëve, që ky transferim të finalizohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"