Arrestimi i tifozëve ballshiotë, reagon Kapllanaj: Nuk kanë thyer stola, ishin në tribunën ku qëndruan…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 12:25

Arrestimi i tifozëve ballshiotë, reagon Kapllanaj: Nuk kanë thyer stola, ishin në tribunën ku qëndruan…

Arrestimi i dy tifozëve të Bylisit ka revoltuar presidentin e klubit ballshiot, Besnik Kapllanaj. Dje, në një reagim për “Panorama Sport”, ai sqaroi se disponon prova që mbështetësit e skuadrës nuk kanë thyer stola në stadiumin “Air Albania”. Sipas tij, është mëkat që për ndonjë bidon të hedhur në fushë, arrestohen tifozë nga Ballshi. 

kapllanaj

“Jam i shqetësuar, pasi njoh sakrificën që bëjnë sportdashësit tanë. Kanë qenë rreth 600 të tillë ndaj Partizanit, të vendosur në disa tribuna, por mësuam që dy prej tyre u arrestuan sot (dje) nga policia me pretendimin se kanë thyer stolat. Së pari, më duhet të sqaroj se tifozët tanë janë ulur në tribunën ku ka pasur stola të thyer nga një ditë para ndeshjes Partizani-Bylisi, aty ku qëndronin mbështetësit e Tiranës. Nuk mund të akuzohen tifozët tanë se kanë thyer stola. Policia duhet t’i verifikojë mirë, sepse nuk janë ballshiotë ata që kanë bërë të tilla veprime”, ka thënë dje kreu i klubit të Bylisit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"