Arrati nga Barcelona! Mançester Siti është gati të paguajë klauzolën e Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 16:00

Arrati nga Barcelona! Mançester Siti është gati të paguajë klauzolën e Mesit

“Para datës 1 shtator, ne do të bëjmë blerjen më të shtrenjtë të historisë së klubit”. Këto janë fjalët e Khaldon Al Mubarak, presidentit të Mançester Sitit vetëm një javë më parë. Pakkush e mendonte se objektivi i tij ishte as më shumë e as më pak por vetë Lionel Mesi.

mesi

Sipas “Canal+” në Francë, klubi anglez ka treguar gatishmërinë që të paguajë klauzolën e largimit të yllit argjentinas te katalanasit, një shifër prej 300 milionë eurosh, për të bërë të mundur përforcimin e skuadrës me një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohëve.

Futbollisti kishte arritur një akord paraprak me Barcelonën për rinovimin e kontratës së tij që me 5 korrik, por nuk e ka firmosur ende atë. Futbollisti ka filluar të ngurrojë që pas momentit kur u kuptua qartësisht se Barcelona nuk është më superfuqia e dikurshme dhe Nejmar vendosi të largohej nga katalanasit duke dobësuar edhe më shumë këtë skuadër.

Mesi

Nëse kjo marrëveshje do të realizohej, ajo do të ndikonte në mënyrë të ndjeshme panoramën futbollsitike në Europë, duke dobësuar edhe më shumë katalanasit e duke kthyer automatikisht Mançester Sitin në një nga ekipet favorite për të fituar gjithçka në kontinent.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"