“Arkitektët” e titullit kampion, Milani pranë zyrtarizimit të dy rinovimeve të rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 13:48

“Arkitektët” e titullit kampion, Milani pranë zyrtarizimit të dy rinovimeve të rëndësishme

Milani është pranë zyrtarizimit të dy rinovimeve në kryesinë e klubit, me Paolo Maldinin dhe Riki Masarën që pritet të hedhin firmën në kontratën e re në orët e ardhshme.

MALDINI MASARA

Ky rinovim vjen si shpërblim ndaj dy “arkitektëve” të titullit kampion në sezonin e shkuar, me dyshen që ishte protagonist në ndërtimin e skuadrës që riktheu titullin te Milani pas 11 vitesh mungesë.

Kontrata e re e Maldinit dhe Masarës pritet që të zhbllokojë gjithashtu dhe merkaton e kuqezinjve që deri në këtë moment ishte e frenuar për shkak të situatës së paqartë të dyshes, e cila tani pritet që të fokusohet drejte në merkato për të riforcuar skuadrën në kuadër të sezonit të ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"